Deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri për TV 21 ka deklaruar se e ka nënshkruar iniciativën për thirrje të seancës së Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
“Sot e kam nënshkruar iniciativën për thirrje të seancës urgjente të Kuvendit. Qëllimi ynë është të bëjmë edhe një përpjekje për të thirr seancë në të cilët do të verifikohet vendimi i presidentit Pendarovski, por edhe të jetë në funksion të nevojës eventuale në të ardhmen që sërish të shpallet gjendje e jashtëzakonshme”, tha Zekiri.
Nënshkrime të iniciativës kanë dhënë edhe deputetët tjerë të LSDM-së.