4.7 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeIniciativa për thirrjen e seancës do të dorëzohet sot ose nesër në...

Iniciativa për thirrjen e seancës do të dorëzohet sot ose nesër në Kuvend, tha Kostadinovi

Deputetët e LSDM-së dhe koalicioni i saj janë duke mbledhur nënshkrime për thirrje të seancës urgjente të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Iniciativa, siç deklaroi zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov do të dorëzohet sot ose nesër në Kuvend.

“Me këtë, gjatë kësaj dite ose nesër, iniciativa do të dorëzohet në Kuvend”, tha Kostadinov.

Kostadinov deklaroi se nënshkrimet mblidhen me qëllim që Kuvendi të thirr seancë plenare për të vërtetuar vendimet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për 30 ditë.

“Është e vërtetë që grupi parlamentar i LSDM-së mbledhim nënshkrime për thirrje të seancës së Kuvendit. Bëhet fjalë për iniciativë e cila do të dorëzohet deri te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Qëndrimi i grupit tonë është se Kuvendi në një situatë të tillë duhet të vihet në funksion dhe për këtë jemi në përputhje me Kushtetutën”, tha Kostadinov

Ai sqaroi  se nevoja për të thirr seancën lidhet me kohëzgjatjen e gjendjes së shkaktuar nga virusi korona dhe vendimet e presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments