Opinionisti dhe publicisti Nijazi Muhamedi ka kritikuar masat e ndërmarra qeveritare përmes të cilave do të vendoset regjim i shtrënguar në Tetovë dhe dy komuna tjera.
Qeveria ka urdhëruar që nga dita e nesërme (e mërkurë) qytetarët në Tetovë, Kumanovë dhe Prilep duhet të kenë maska dhe dorëza, por të ruajnë edhe distancën duke lëvizur vetëm dy persona.
“Nga dita e nesërme,me lëvizje të qytetarëve në Tetovë detyrimisht me maska, që nënkupton se maskat duhet të blihen nga qytetarët(në vend që të jepen falas) disa masa për mbrojtje nga koronavirusi Qeveria teknike e Spasovskit po i shpik dhe i kthen për interes të xhepave të profiterëve.! Një kurbet i pafytyrë i qeverisë në kohë të koronavirusit në Tetovë”, ka shkruar Muhamedi.