Presidenti i Maqedonisë së Veriut, e ka vazhduar gjendjen e jashtëzakonshme për gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të krizës me virusin korona,
Seanca e Këshillit të Sigurisë po mbahet pa praninë e kryeministrit Oliver Spasovski, zëvendëskryeministrit Bujar Osmani dhe ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ata e kanë anuluar pjesëmarrjen pas marrjes së lajmit se kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski është infektuar me virusin korona, ndërkaq dje ata kanë pasur takim me atë.
Në këtë Seancë, përfaqësuesit e tjerë të Qeverisë pritet që ta dorëzojnë raportin e miratuar në Seancën 41-të të saj, ku propozohet vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme, duke argumentuar se masat e marra kanë qenë të suksesshme.
Prej Qeverisë, po merr pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, ministri i Punëve të Jashtme dhe Nikolla Dimitrov. Në seancë gjithashtu është edhe kryeparlamentari, Talat Xhaferi.Mungoi zv/kryeministri Bujar Osmani për shkak të kontakteve me të infektuarit Dimitrievski kryetar i Kumanovës
Ndryshe, Pendarovski ka sqaruar dje, se të enjten është dita e fundit e gjendjes së jashtëzakonshme. Ai paralajmëroi se do të ftojë këshillin e sigurisë për të diskutuar në lidhje me masat e deritanishme dhe ato që pasojnë. Sipas tij, gjendja e jashtëzakonshme duhet të shpallet edhe për 30 ditë tjera.