3.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLSHPM / Edhe një orë vazhdim për pensionistët për t’i përmbushur detyrimet

LSHPM / Edhe një orë vazhdim për pensionistët për t’i përmbushur detyrimet

Lidhja e Shoqatave të Pensionistëve të Maqedonisë (LSHPM), kumtoi sot se mbështet dhe respekton të gjitha masat e marra nga qeveria për t’u mbrojtur kundër koronavirusit, por propozon që të zgjasë orarin e pensionistëve, kur ata mund të dalin gjatë ditës për edhe një orë.

Sipas Shoqatës, masa për pensionistët që të kenë në dispozicion vetëm për dy orë gjatë ditës ka shkaktuar një numër reagimesh dhe kërkesash për të konsideruar zgjatjen e kësaj kohe edhe për një orë shtesë, që do të ishte koha optimale për ta si popullatë e moshuar dhe do të kryenin detyrimet dhe nevojat e nevojshme dhe vazhdimi, siç thuhet në kumtesë, “është veçanërisht e rëndësishme për banorët e zonave rurale”.

“Lidhja e Shoqatave të Pensionistëve të Maqedonisë i mbështet dhe respekton të gjitha masat e marra nga qeveria në kushte pandemie për shkak të koronavirusit për të mbrojtur të gjithë qytetarët në shtet, ndërsa shprehu mirënjohje të veçantë për punonjësit e marketeve dhe të gjithë të tjerët për ndihmën e dhënë pensionistëve si popullatë e ndjeshme dhe e rrezikuar”, theksoi kryetarja e Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve të Maqedonisë, Stanka Trajkova

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments