Edhe zv/kryeministri Bujar Osmani nga Kumanova, para takimit me Shtabin Komunal, deklaroi se qeveria është duke shqyrtuar mundësinë e vendosjes së masave edhe më radikale në Kumanovë.
“E bëra të ditur qëndrimin e qeverisë se jemi duke i shqyrtuar seriozisht kërkesat e Komunës për masa më radikale, për shkak se Kumanova po shihet se në kokë banori ka numrin më të madh të të infektuarve.Kemi edhe personelin mjekësorë që është i infektuar dhe do të duhet të marrim masa dhe të marrim shembull ndoshta edhe nga qyteti i Dibrës, ku tani më disa ditë nuk ka të infektuar, por kjo do të del nga takimi i Shtabit komunal tani”, ka bërë të ditur zv/kryeministri Osmani.