8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFSK e gatshme të ndihmojë Maqedoninë e Veriut në luftën kundër Covid-19

FSK e gatshme të ndihmojë Maqedoninë e Veriut në luftën kundër Covid-19

Sot ministrja e mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut Radmila Shekerinska, ka pasur një bisedë telefonike me ministrin e mbrojtjes të Republikës së Kosovës Anton Quni.

Dy ministrat kanë biseduar për situatën e krijuar në dy shtetet pas përhapjes së pandemisë COVID-19, situatat e përgjithshme dhe menaxhimi i saj në shtet, gjendjen gatishmërisë dhe aktivitete e ushtrive përkatëse si dhe masat e marra për të përballuar këtë situtë të jashtëzakonshme, të krijuar jo vetëm në nivel regjional por edhe ndërkombëtar, njofton Klan Kosova.

Ministrja Shekerinska ka shprehur gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut, ushtrisë së saj, përkatësisht ka vënë në dispozicion shërbimet e njësisë Atomike, Kimike dhe Biologjike, për të ndihmuar në rast nevoje përballimin e gjendjes emergjente në Kosovë.

Ministri Anton Quni ka falënderuar përzemërsisht ministren Shekerinska për gatishmërinë e treguar në këto ditë të vështira.

Ai e ka njoftuar homologen e vet me situatë aktuale në Kosovë, me masat që janë marrë nga Qeveria e  vendit në prëballimin dhe menaxhimin e kësaj situate të jashtëzakonshme. Gjithashtu ai e ka njoftuar edhe me shkallën e gatishmërisë dhe aktvitet konkrete që po ndermerrë FSK-ja për përballimin e kësaj situate, si brenda strukturës së vet dhe kontributin që po jep në nivel shtetëror.

Po ashtu ministres Shekerinska, Quni i shprehu gatishmërinë e FSK-së, për të ndihmuar në rast nevoje në Republikën e Maqedonisë së Veriut me kapacitetet e specializuara që ka në gatishmëri FSK.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments