Ministria e Shëndetësisë njofton se janë konfirmuar edhe 26 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 4 raste, Kumanova-11, Prilep-3, Tetovë -4, Veles-2, Kocani-1 dhe Probishtip-1. Me rastet e fundit numri i personave të prekur virusin korona në vendin tonë shkon në 854.
Ashtu edhe siç raportoi Alsat më herët, Ministria e Shëndetësisë njofton zyrtarisht se gjatë 24 orëve të fundit 4 pacientë me koronavirus kanë ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Shkup. Një pacient nga Shkupi në moshën 79-vjeçare, një nga Velesi në moshën 58 vjeçe, pacient nga Prilepi në moshën 67 vjeçare, dhe një pacient tjetër nga Shkupi në moshën 63 vjeçare.