4.6 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAbdulla Mehmeti / Digjet një pjesë e pyllit mbi katundin Sellcë të...

Abdulla Mehmeti / Digjet një pjesë e pyllit mbi katundin Sellcë të Tetovës…

Apel drejtuar qytetarëve të Tetovës dhe vendbanimeve të tjera

KUJDES MAKSIMAL NGA ZJARRET NË SITUATËN E RËNDUAR NGA PANDEMIA!

Digjet një pjesë e pyllit mbi katundin Sellcë të Tetovës.

Gjatë ditës së sotme, 11 prill 2020, në kohën kur është në fuqi ora policore, si masë për parandalimin e përhapjes së pandemisë nga virusi covid-19, në shumë vise po u vihet flaka maleve, ndërkohë që qytetarët dhe organet e pushtetit për shuarjen e zjarreve nuk kanë mundësi të intervenojnë.

Nëse kjo ndodh nga pakujdesia e njerëve, duhet t’u apelohet qytetarëve sa më shpesh për rritjen maksimale të masave të kujdesit në këto rrethana; por, mund të dyshohet edhe për zjarrvënie me qëllim, që të rëndohet më tepër situata edhe ashtu tepër e rënduar nga pandemia aktuale.

Rritja e temperaturave gjatë dy ditëve të fundit e ka shtuar rrezikun e përhapjes së zjarreve kudo, me këtë përkeqësohet edhe më tepër situata, edhe kështu tepër e rënduar, sidomos në vendbanimet kodrinore-malore.

Rrini në shtëpi dhe kujdesuni për shëndetin tuaj dhe të afërmve. Mund të lëvizni edhe në natyrë, por kujdesuni maksimalisht të mos shkaktoni zjarre. Shkaktimi i frikës te qytetarët dhe ndotja e ajrit nga përhapja e zjarreve e rrit rrezikun edhe për përhapjen e viruseve!

E keni obligim qytetar dhe njerëzor të kujdeseni për natyrën dhe shëndet tuaj e të qytetarëve të tjerë!

Fotografi: pamje nga pylli që digjet në këto çaste mbi katundin Sellcë të Tetovës.

Poshtëshënim: Siç shihet nga fotografitë, vënia dhe përhapja e këtij zjarri nga së paku 4 vatra të ndryshme njëherësh, nuk mund të jetë punë rastësie, nga ndonjë bari ose kalimtar rasti, por vënie e zjarrit me qëllim të caktuar.

(11 prill 2020)

Image may contain: sky, mountain, outdoor and nature
Image may contain: mountain, sky, outdoor and nature
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments