Steve Hedley, kreu i sindikatës britanike të hekurudhave ne nje postim ne “Facebook”, ka habitur te gjithe kur eshte shprehur se do bente feste nëse kryeministri Boris Johnson do vdiste nga koronavirusi.
Gjithaçka nisi kur Hedly i ka replikuar mikut të tij në “Facebook”: “Nuk dua të të ofendoj por nëse Bojo (Boris Johnson) ngre këmbët nga dielli, do të mbaj një festë të madhe”.
“Mos hezito të më bësh bllok dhe shpresoj që i gjithë kabineti i bastardëve konservtorë të sëmuren, për atë që ata i kanë bërë të varfërve dhe të dobtëve”, vazhdoi ai.
Një person tjetër i ka komentua dhe i ka thënë se edhe Boris Johnson është një qënie njerëzore si gjithë të tjerët, por ai i kundërpërgjigjet: “Hitleri, Mussolini e Franco, edhe ata ishin qenie njerëzore, të njëjtin argument do të përdorësh dhe për ta?”
Madje Steve shtoi: “Shpresoj që i gjithë kabineti me bastardë konservatorë, të infektohen”.
Z. Hedley, i cili merr një pagë prej 100,000 në vit reagoi përsëri përmes një postimi në “Facebook”, ku shprehet se i qëndron çdo fjale që ka thënë.
Presidentja e RMT, Michelle Rodgers dhe sekretari i përgjithshëm Mick Cash, thanë që këto komente ishin plotësisht të papranueshme dhe detyrimisht z. Hedley u pezullua nga puna.
Një zëdhënës i RMT tha: Pas një takimi të Ekzekutivit Kombëtar të sindikatës, është marrë një vendim që të pezullohet Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm Steve Hedley menjëherë, ndërsa një hetim zyrtar do zhvillohet për sjelljen e tij.