Më shumë se tre udhëtarë, përfshirë edhe drejtuesin e automjetit, nuk lejohen të jenë në të njëjtën makinë, është një nga kufizimet gjatë gjendjes së jashtëzakonshme në vend, kumtoi Slavjanka Petrovska, zëvendësministrja plotësuese e Punëve të Brendshme.
Në video sesionin informativ për kufizimin e lëvizjeve të qytetarëve, gjegjësisht orës policore me qëllim të parandalimit të koronavirusit, Petrovska precizoi se udhëtarët në automjet duhet të kenë pajisje mbrojtës, doreza dhe maska.
Nëse dalin në terren, gjegjësisht bëhet fjalë për udhëtim pune, për këtë është e nevojshme të kenë leje për lëvizje e cila është e lëshuar nga punëdhënësi, tha Petrovska.