Kryeminsitri i Sllovenisë, Janez Jansha paralajmëroi se nga java e ardhshme, gjëgjësisht nga e marta, do të fillojnë shfuqizimin gradual të masave të cilat u ndërmorrën për parandalimin e përhapjes së koroavirusit.
Siç njofton MIA, Qeveria sllovene mes tjerash përgatit plan për aktivizimin gradual të disa kapaciteteve prodhuese dhe trasnportuese.
“Ne po shqyrtojmë mundësinë e hapjes së atyre kompanive që mund të sigurojnë punë, duke i ndjekur rekomandimet për kufizimin e distancës së njerëzve, si dhe dezinfektimin e duarve dhe veshjen e maskave mbrojtëse”, tha Jansha.
Ai tha se ka plan për reduktimin e masave për lëvizjen e njerëzve.