Qeveria gjatë ditës së djeshme mori vendim për regjim të posaçëm të lëvizjes në cilin personave mbi 18 vjet u kufizohet lëvizja nga e hëna deri të premten nga ora 16:00 deri në orën 5:00 ditën e ardhshme.
Për shkak të kësaj, Qeveria mori vendim edhe për orarin e ri të punës në Qeveri, ministri dhe organet tjera shtetërore. Nga e marta orari i tyre i punës do të jetë nga 8:00 deri në ora 14:00.