-0.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmePër dhjetë vjet gjithsej 74.946 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë marrë...

Për dhjetë vjet gjithsej 74.946 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë marrë shtetësi në ndonjë vend të Evropës

Në dhjetë vitet e fundit gjithsej 74.946 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë marrë shtetësi në ndonjë prej vendeve të Evropës. Destinacionet e preferuara janë Italia, Zvicra dhe Gjermania, tregojnë të dhënat e Eurostat.

Vetëm në vitin 2018 vendet e BE-së kanë dhënë gjithsej 672.270 shtetësi për qytetarë të vendeve të tjera. Më së shumti të banorëve nga Maroku – 67.156, më pas nga Shqipëria – 47.441 dhe Turqia – 28.386, tregojnë të dhënat e Eurostat.

Nga vendi ynë në vitin 2018 gjithsej 7.627 qytetarë kanë marrë shtetësi në ndonjë prej shteteve të Evropës. Pjesa më e madhe e tyre në Itali – 4.387, më pas në Zvicër – 1.606 dhe Gjermani – 945.

Kjo është ulje për 450 në krahasim me vitin paraprak 2017, kur 8.077 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë marrë shtetësi në vendet e BE-së.

Në dhjetë vitet e fundit gjithsej 29.428 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë marrë shtetësi italiane. Gjithsej 14.000 këtë e kanë bërë në tre vitet e fundit, nga të cilët 6.771 rekorde në vitin 2016.

Pas Italisë, vendi i preferuar për qytetarët e Maqedonisë së Veriut është Zvicra dhe Gjermania ku në 10 vitet e fundit janë zhvendosur nga 15.935 dhe 9.333 qytetarë.

Në statistikën e Eurostat theksohen edhe të dhënat se në vitin 2008 numër më të madh të shtetësive, qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë marrë në Bullgari – 3.637, pas çka përnjëherë ulet numri statistikor dhe lëviz prej 400 deri në 200 qytetarë.

Nga rajoni më së shumti shtetas në vitin 2018 ka humbur Shqipëria – 47.441 banorë – pjesa më e madhe e tyre 51 për qind kanë marrë shtetësi në Greqi, ndërsa 46 për qind në Itali,

Gjithsej 8.693 banorë të Serbisë në vitin 2018 kanë marrë shtetësi në vendet e BE-së – më së shumti 28.5 për qind në Gjermani, 23.5 në Itali dhe 14,6 në Suedi.

Nga Kosova gjithsej 7.979 qytetarë janë zhvendosur në BE. Më së shumti 48,2 për qind në Gjermani, 27,1 në Itali dhe 7,1 për qind në Austri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments