Edhe sot Kumanova ishte e heshtur. Ora policore prej 24 orëve ka mbyllur qytetarët në shtëpi.
Nëpër rrugë mund të shihen vetëm vetura të policisë. Çdo veturë tjetër që lëviz kontrollohet nga policia.
Osama Muadini, këshilltar në komunën e Kumanovës, thotë se vendimi i Qeverisë ishte skandaloz, pasi qytetarët për orën policore u informuan shumë vonë. Muadini thotë se të premten pasdite qytetarët vërshuan marketet dhe furrat, me çka nuk u respektuan masat e distancës.
“Vendimi ishte aq skandaloz dhe u krijua panik e madhe tek qytetarët ku nga dita e premte në ora 17:00 vërshuan maketet, furrat, qytetarët të cilët kishin nevojë, u bë një grumbullim i një numri të madh të qytetarëve. Ata dolën për të bërë pazare që të qëndrojnë në karantinë. Ky vendim solli që, pa dashur të bëjë panik, ishte një lloj bombe apo një armë biologjike, e cila shpërtheu në Kumanovë, në vend që të mbrohen qytetarët”. – tha Osama Muadini, këshilltarë në Komunën e Kumanovës
Nga Ministria e punëve të brendshme përmes një kumtesë njoftojnë se në qytetin e Kumanovës nga dita e premte ka pasur 14 shkelje të orës policor.
Ministria e Punëve të Brendshme
“Në periudhën nga ora 21:00 në 03.04.2020 (e Premte) deri në 07.00 të datës 05.04.2020 (e Dielë) në zonën e Kumanovës, janë regjistruar 14 shkelje të masës ndalim të lëvizjes. Janë marrë masa dhe aktivitete dhe 12 persona janë privuar nga liria, dhe janë marrë të dhëna për dy persona. Kufizimi i lëvizjes në territorin e Kumanovës vazhdon deri në orën 05:00 të datës 06.04.2020″.
Apeli i Ministrisë së Punëve të Brendshme është që qytetarët të respektojnë ndalimin e lëvizjes. Ndërsa për ato qytetarë që nuk do të respektojnë këtë ndalës do të sanksionohen në përputhje me nenet 205 dhe 206 të Kodit Penal.
Ora policore në qytetin e Kumanovës ka filluar nga dita e premte dhe do të vazhdojë deri nesër në ora 05:00 të mëngjesit.