Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pozitivisht iu përgjigj kërkesës së Maqedonisë së Veriut që t’i miratohet Instrumenti për financim të shpejtë në vlerë me 175,2 milionë euro si ndihmë për financimin e masave për stabilizim shëndetësor dhe makroekonomik dhe plotësimin e nevojave të bilancit të pagesës, që dalin nga paraqitja e KOVID-19, shkruan TV21
Informatën, sipas së cilës FMN-ja pozitivisht iu përgjigj kërkesës së vendit tonë që t’i miratohet Instrumenti, Qeveria e miratoi në seancën e sotme.
Me këtë rast, Qeveria e obligoi Ministrinë e Financave, që në bashkëpunim me Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut të dërgojnë letër me dedikim deri te FMN-ja për realizimin e këtij aranzhmani.