4.1 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSa ka efekt gjendja e krizës në Dibër? Duka nga përvoja: Edhe...

Sa ka efekt gjendja e krizës në Dibër? Duka nga përvoja: Edhe në Kumanovë duhet të bëhet e njëjta

Dibra, nga 13 marsi është në izolim total, e rrethuar me punkte policore duke mos lejuar asnjë hyrje dhe dalje të qytetarëve.

Të vetmit që mund të qarkullojnë, janë veturat e ndihmës së shpejtë të cilët bartin pacientë për në Klinikën Infektive në Shkup.

Por sa kishte efekt shpallja e një gjendje të krizës në Dibër, tregon kryetari i Komunës, Hekuran Duka.

“Ne i kërkuam masat, Qeveria veproi dhe kështu ne llogarisim se e vetmja mënyrë për të ndaluar epideminë, përhapjen e virusit, janë këto masa dhe rekomandime që i mori qeveria e Maqedonisë së Veriut. Çdo gjë është e kontrolluar, çdo gjë u vendos nën kontroll dhe tash i kemi llogaritë e pastra, e dimë se kush është i infektuar, bëjmë izolimin dhe ne kemi arritur që nga 19 teste që i kemi bërë nga e hëna, 15 janë negativ, kurse për 4 teste të tjera presim rezultate”, tha Hekuran Duka – Kryetar i Dibrës.

Duka madje thotë se nëse masat do të ishin futur më herët, pasojat do të ishin edhe më të vogla se sa ishin.

“Masat të cilat i vendosi Qeveria, do të thotë izolimin total të Dibrës, ishin masat që ne i kërkuam edhe më parë dhe sigurisht, nëse masat do të silleshin edhe më parë, ndoshta do të kishim edhe më pak pasoja”, tha Hekuran Duka – Kryetar i Dibrës.

Në fillim Dibra u konsiderua si vatra e infeksionit, por sipas asaj që po e thotë Duka dhe Ministria e Shëndetësisë, numri atje ka ngecur në 47 të infektuar. Më keq, tash është Kumanova, me 62 të infektuar. Për këtë, Duka thotë se është mirë që edhe në Kumanovë të zbatohet regjimi i njëjtë si në Dibër.

“Në Kumanovë, sa kam mundur ta ndjek, edhe atje shenjat nuk janë të mira, sepse numri i pacientëve shkon në mënyrë progresive dhe mendimi im, sipas përvojës, atje sa më parë duhet të vendosen masat restriktive”, tha Hekuran Duka – Kryetar i Dibrës.

Shpallje të gjendjes së krizës në Kumanovë është kërkuar në vazhdimësi nga Shtabi I Krizës, por Qeveria ende nuk ka marrë një vendim. Ditë më pare ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se duhet të pritet edhe disa ditë.

Dibra në izolim do të jetë deri më 13 prill, por a do të vazhdohet gjendja e krizës, kjo varet nga ekspertët. Megjithatë, Duka thotë se ndoshta deri atëherë do të lirohet vetëm nga disa masa restriktive.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments