Një nga skenarët e mundshëm për fillimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të këtij viti në rastin më të mirë mund të jetë korrik, por ndoshta edhe më vonë, tha lideri i LSDM-së Zoran Zaev në emisionin “360 gradë” në Alsat. Zaev, tha se nëse nuk realizohet në korrik, në muajin gusht është e pamundur sepse është periudhë pushimesh, kështu që mund të zhvendoset për periudhën më pas, si tetor-nëntor.