-0.9 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaTelegrami +Si të ndihmohen fëmijët për t’iu përshtatur jetës jashtë shkollave

Si të ndihmohen fëmijët për t’iu përshtatur jetës jashtë shkollave

Nuk ka shkolla për një të ardhme “të parashikueshme”. Testet janë ndalur. Çerdhet janë mbyllur. Me miliona fëmijë kudo nëpër botë mezi presin që ta kenë një pranverë, mbase edhe verë, pa përgjegjësi dhe rutina të përditshme. Por, krejt kjo në kohë normale – tani shumica e tyre do të kalojnë ditë e net të tëra brenda shtëpive, nën përkujdesjen e njërit prind apo ndonjë kujdestari.

Nuk do të kenë mundësi që të kenë kontakte me shokët dhe bashkëmoshatarët dhe kjo gjë, për më të vegjlit, edhe pse nënkupton pezullimin e testeve, do të nënkuptojë një vit të vështirë me shumë shqetësime.

“Është kjo një stuhi e përkryer për prindërit dhe fëmijët”, ka thënë Sam Cartwright-Hatton, profesoreshë e psikologjisë klinike të fëmijëve në Universitetin e Sussexit.

“Nuk është vetëm fakti se do të jeni të ngujuar në një vend bashkërisht. Emocionet po ashtu do të tensionohen dukshëm, teksa fëmijët shprehin shenja të tensionimit e prindërit janë të shqetësuar rreth vendeve të tyre të punës, furnizimeve me ushqim dhe pagesave të faturave e kredive”, ka thënë ajo.

Rutinë konsistente

Teksa amvisëri të tëra anembanë botë janë të shtrënguara që t’i nënshtrohen këtij testi të të jetuarit mbyllur, profesoresha CartwrightHatton e mbron parimin e përcaktimit të një rutine konsistente, sidomos për fëmijët më të vegjël – siç janë disa orë në ditë të kaluara me detyra të shtëpisë në mëngjes apo një kohë e caktuar për ushtrime të tjera gjatë pasditeve.

Ajo argumenton se fëmijët më të rritur “mbyllen shumë shpejt në vete”, në rast se kalojnë kohë të gjata si të vetëm. Prindërit duhet të kujdesen që të luajnë me ta dhe t’i trimërojnë ata që kanë natyrë më aventuriere, që ta shohin gjithë këtë situatë si një tjetër “aventurë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments