KRYEMINISTRI JAPONEZ KONFIRMON SHTYRJEN E OLIMPIADËS PËR NJË VIT

189

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe ka konfirmuar të martën në konferencë për media se ai dhe kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach janë pajtuar për idenë që të shtyhen Lojërat Olimpike në Tokio deri në verën e vitit të ardhshëm.

Abe të martën ka biseduar me Bachun për idenë e shtyrjes së Lojërave Olimpike pas përhapjes së koronavirusit. IOC-ja pritet të dal më vonë sot me njoftimin për shtyrjen e Lojërave Olimpike.

“Ne i kemi kërkuar presidentit Bach që të shqyrtojë shtyrjen për një vit për të bërë të mundur për sportistët të luajnë në kushtet më të mira dhe për të bërë ngjarjen e sigurt për tifozët”, ka thënë Abe. “Presidenti Bach ka thënë se është qind për qind i pajtimit”.

Vendimi për shtyrjen ka ardhur pas presionit të shumtë nga sportistët, komitetet olimpike nacionale dhe federatat ndërkombëtare për shtyrjen e ngjarjes së madhe.

Lojërat Olimpike prapë do të quhen “Tokio 2020”, ndonëse do të shtyhen për një vit, ka konfirmuar guvernatori i Tokios, Yuriko Koike.