5.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeReagime të shumta kundër Zaevit: Nuk barazohet i varfri dhe i pasuri

Reagime të shumta kundër Zaevit: Nuk barazohet i varfri dhe i pasuri

Reagime të ashpra të punonjësve në administratë, në arsim dhe në kulturë ndaj propozimit të kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, i cili sot – duke propozuar pako ekonomike në gjendje të jashtëzakonshme, propozoi që administratorët dhe gjithë ata që marrin pagë nga Buxheti, rrogën e muajit maj dhe prill ta marrin jo më shumë se minimalja prej 14.000 denarë.
(koha.mk)

“Do të ishim pajtuar që për muajin prill dhe maj të ketë ulje 20 apo 30%, por jo pagë minimale. Kryeministri, deputetët, ministrat dhe zyrtarët tjerë të lartë kanë jetesë shumë më të mirë se një punonjës administrativ që merr pagë 400 euro maksimumi, dhe i cili mezi e mbijeton muajin. E tani, ti merr guximin të propozosh masa ekonomike dhe barazon super të pasurin me të varfrit, sidomos në këto muaj ku ghithçka është shtrenjtuar”, shkruan një administrator në rrjetet sociale.

“Në këtë gjendje të jashtëzakonshme me koronavirusin, sipas propozimit të Zaevit del që vetëm qytetarët të kontribuojnë për ekonominë, ndërsa Qeveria aspak”, shkruan një tjetër.

Ndryshe, Zaevi sot propozoi që të gjithë funksionerët, deputetët, kryeministri, zëvendës-kryeministrat, ministra, zv.ministra, kryetarë komunash, drejtorë, gjyqtarë dhe prokurë, për muajin prill dhe maj të marrin rrogë minimale prej 14.500 denarë për muajt prill dhe maj.

Ai shtoi se gjjithë të punësuarit në sektorin publik do të marrin rrogë minimale, ndërsa kjo masë nuk do të vlejë për personelin mjekësor, policinë dhe ushtarët, të cilët ballafaqohen me koronavirusin. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments