-0.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRama i prerë: Gaz lotsjellës dhe ujë kundër atyre që thyejnë rregullat

Rama i prerë: Gaz lotsjellës dhe ujë kundër atyre që thyejnë rregullat

Kryeministri Edi Rama ka kërcënoi të shtunën se policia është e gatshme të përdorë gaz dhe ujë ndaj atyre që dalin në mjedise publike gjatë orareve të shtetrrethimit.

“Policia është e vendosur të përdorë forcën dhe të gjitha mjetet […] që përdoren në tubime të paligjshme, deri tek uji apo gazi lotsjellës, po të jetë nevoja,” u shpreh Rama në një mesazh video nga shtëpia e tij,

Ai tha se qeveria nuk do të tolerojë askënd që thyen rregullat gjatë orarit që lejohen lëvizjet e domosdoshme, 05:00 e mëngjesitderi në 13:00 të pasdites, duke nisur nga e hëna.

Gjatë këtij orari qytetarët janë të detyruar të mbajnë distancë 1,5 metër nga tjetri, të mos ecin dyshe apo në grup, të mos qëndrojnë ulur jashtë.

Rama paralajmëroi se qeveria do të bëjë një “listë të zezë tradhëtarësh” me ata që kapen duke shkelur rregullat gjatë orarit të lëvizjes. Atyre do t’u mohohet çdo lloj ndihme financiare për të paktën një vit, do t’u hiqen bursat nëse janë studentë, apo rimbursimi i ilaçeve.

“Do të përgjigjemi me të keq, nëse me të mirë nuk marrin vesh”, u shpreh Rama, shkruan exit.al.

Në përpjekje për të qetësuar njerëzit që dynden nëpër dyqane, kryeministri tha se askush nuk kërcënohet nga vdekja prej urisë, “por të gjithë kërcënohemi nga vdekja për shkak të marrëzisë”. Ai theksoi domosdoshmërinë e mbajtjes së largësisë 1.5 metër nga tjetri dhe respektimin e të gjitha rregullave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments