6.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeGazment Bardhi -PD , i përgjigjet Edi Ramës: Detyra e kryeministrit nuk...

Gazment Bardhi -PD , i përgjigjet Edi Ramës: Detyra e kryeministrit nuk është përhapja e panikut dhe kërcënimi me dhunë

PD i është përgjigjur përmes sekretarit të përgjithshëm Gazmend Bardhi, reagimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me faljen kerkuar shqiptareve, pas videso se pubikuar sot prej këtij të fundit.

“Dil nga shtëpia dhe bëj detyrën e Kryeministrit! Pas faljes gjysmake, Edi Rama, në vend që të sulmojnë opozitën, duhet të heqë dorë menjëherë nga mesazhet që përhapin panik të panevojshëm. Qytetarët kanë nevojë për mbështetje dhe veprime konkrete në ndihmë të shëndetësisë dhe ekonomisë, dhe jo panik, gjuhë të shfrenuar dhe fjalë boshë.” shrkuan Bardhi.

Postimi i plotë:

Përhapja e panikut dhe nxitja e dhunës ndaj qytetarëve nuk shërbëjnë në këto momente të vështira për shqiptarët. Masat kufizuese për qëndrimin e qytetarëve në shtëpi duhet të jenë të forta dhe ato duhen respektuar nga çdo qytetar, sipas ligjit.

Por, detyra e kryeministrit nuk është as të përhapë panik, as të mallkojë qytetarët, as t’i mashtrojë ata dhe aq më pak, të ushtrojë dhunë ndaj tyre si homologu algjerian! Detyra e Kryeministrit tani është të transmetojë siguri për qytetarët, duke u garantuar pagat dhe ushqimin, si dhe duke marrë masa serioze, jo kaotike, jo të pamenduara, që garantojnë mospërhapjen e virusit.

Dil nga shtëpia dhe bëj detyrën e Kryeministrit! Pas faljes gjysmake, Edi Rama, në vend që të sulmojnë opozitën, duhet të heqë dorë menjëherë nga mesazhet që përhapin panik të panevojshëm. Qytetarët kanë nevojë për mbështetje dhe veprime konkrete në ndihmë të shëndetësisë dhe ekonomisë, dhe jo panik, gjuhë të shfrenuar dhe fjalë boshë.

#mospërhappanik
#kryeministëriskaduar

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments