Në rrjedhë është distribuimi i pakove me mjete për higjienë personale dhe për dezinfektim për familjet që jetojnë në kushte substandarde, informon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Pakot higjienike, thuhet në kumtesë, do t’u ndihmojnë atyre të cilët kanë nevojë më së shumti që më lehtë t’i zbatojnë masat për shmangie të infeksioneve në kushte shtëpiake.
“Ditëve të fundit, ekipet e Qendrave për punë sociale nga Probishtipi, Tetova, Shkupi, Resnja, Vinica, Shën Nikolla, Krusheva, Gostivari, Kriva Pallanka, Vallandova dhe Kumanova kanë ndarë pako te mbi 400 familje të cilat jetojnë në kushte substandarde. Në ditët në vijim aksioni vazhdon edhe në qendrat tjera”, kumtoi MPPS.
Prej atje citojnë se sistemi i mbrojtjes sociale pa ndërprerë funksionon, ndërsa qendrat për punë sociale i kryejnë aktivitetet sipas nevojave të qytetarëve dhe masat e rekomandimet e Qeverisë.
Mbështetja e bashkësisë është veçanërisht e rëndësishme në kushte të krizave. Vetëm bashkë mund të mbrohemi dhe ta mbrojmë shëndetin e përbashkët”, shtojnë nga Ministria.