3.3 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaKulturëPAS KORONAVIRUSIT, RRITET SHITJA PËR KËTO LIBRA

PAS KORONAVIRUSIT, RRITET SHITJA PËR KËTO LIBRA

Kërcënimi global i Covid-19 po i dërgon lexuesit drejt romaneve, të cilët kanë në qendër epidemitë. Botuesit në mbarë botën (via The Guardian) bëjnë me dije se janë rritur ndjeshëm shitjet e tri librave: “Murtaja” e Albert Kamysë, “The Eyes of Darkness” e Dean Koontz dhe “The Stand” e Stephen King.

“Murtaja” është në Top 10 e librave më të shitur në Itali sipas raportimit të revistës letrare ActuaLitté. Ndonëse përgjithësisht është konsideruar si një alegori e përvojës së popullit francez gjatë pushtimit nazist, vepra ka ngjallur interes së fundmi.

“Murtaja” e Kamysë i vendos ngjarjet në një qytet në Algjeri, Orani. Dr. Bernard Rieux vë re gjithnjë e më tepër minj të ngordhur. Pas tyre, shtohen vdekjet e njerëzve dhe krejt papritur, Orani e gjen veten të izoluar nga bota.

“The Stand” imagjinon një botë të dekompozuar nga një grip i rrezikshëm i njohur si “Captain Trips”. Edhe shitjet e “The Stand” janë rritur ndjeshëm së fundmi.

“The Eyes of Darkness” fitoi popullaritet pas teorisë që u përhap në internet, ku thuhej se Dean Koontz parashikoi koronavirusin. Thashethemi nisi të përhapej sepse virusi i librit quhet “Wuhan-400.” Është e vërtetë që Koontz shkruajti për një virus fiktiv në romanin e tij dhe që emri i tij, “Wuhan-400″ i referohet qytetit kinez ku pati origjinën koronavirusi i 2019-s (COVID-19), por sëmundja e librit nuk ka të përbashkëta me sëmundjen reale

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments