-0.5 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Bombat” nuk do të përdoren si dëshmi në rastet e reja të...

“Bombat” nuk do të përdoren si dëshmi në rastet e reja të PSP-së

“Bombat”, gjegjësisht materialet nga përgjimi i paligjshëm, PSP nuk do të mund ti përdorë si dëshmi në rastet “Talir” dhe “Perandoria”, gjegjësisht në të gjitha rastet që janë ngritur pas 30 qershorit të 2017.

Kjo është vërtetuar me Propozim-Ligjin për prokurorinë publike, me çka vërtetohet dhe funksionimi i PSP-së. Ky ligj ka kaluar në Qeveri, ndërsa në ditët në vijim do të duhet të kalojë edhe filtrat në kuvend.

Gjithashtu, PSP do të ketë afat deri në Shtator të vitit 2020 që të dëgjojë “bombat” dhe deri atëherë të përdorë si indice për vepra penale, mirëpo jo edhe si dëshmi.

Materialet nga përgjimet e paligjshme PSP do të mund ti përpunojë më së voni deri në 15.09.2020 dhe të njëjtat mundet të përdoren si dëshmi vetëm në lëndët për të cilët është ngritur aktpadi nga 30 qershori i 2017-ës, kanë thënë nga Ministria e Drejtësisë.

Nga atje kanë sqaruar se “bombat” të cilat nuk janë dorëzuar si dëshmi në gjykatë do të ruhen në PSP, pas vendimit të plotfuqishëm të të gjitha procedurave, ndërsa do të shkatërrohen varësisht në përputhshmëri me dispozitat të masave hetuese, sipas ligjit.

Regjistrimet për shkatërrim detyrimisht dorëzohen deri te prokuri publik i Maqedonisë së Veriut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments