-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTv21.tv/ Me vendim të Qeverisë së Kosovës, është mbyllur vendkalimi kufitar Bllacë...

Tv21.tv/ Me vendim të Qeverisë së Kosovës, është mbyllur vendkalimi kufitar Bllacë – Hani i Elezit

Me vendim të Qeverisë së Kosovës, është mbyllur vendalimi kufitar Bllacë – Hani i Elezit, njofton TV 21.

Mbyllja e kufirit ka ardhur si rezultat i vendimit të Qeverisë së Kosovës, i cili thotë se mbyllen të gjitha kufijtë tokësorë si shkak i parandalimit të shpërndarjes së koronavirusit.

Informacionin për mbylljen e kanë konfirmuar nga pala kosovare për RTV 21.

“Mbyllen kufijtë tokësor për udhëtarët që hyjnë në Kosovë, kjo nuk vlen për qytetarët kosovarë, të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët hyjnë përmes këtyre kufijve do t’iu nënshtrohen kontrolleve të shtuara mjekësore me urdhrin që ata të vetizolohen për 14 ditë”, thuhet në njoftimin e QKMK-së, njofton RTV 21.

Sipas kumtesës, kuptohet se në kufijtë e Kosovës do të lëshohen vetëm shtetasit e Kosovës, ndërkaq jo edhe ata të huaj. Kjo nënkupton se nëse një shtetas i Maqedonisë së Veriut dëshiron të udhëtojë në Kosovë, nuk mund të hyjë nëse nuk ka dokumente të udhëtimit të shtetit të Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments