15.8 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeQeveria konfirmoi: Pendarovski të vendosë për pjesëmarrjen e Armatës në përballjen me...

Qeveria konfirmoi: Pendarovski të vendosë për pjesëmarrjen e Armatës në përballjen me gjendjen e krizës

Për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit COVID-19, Qeveria e miratoi propozimin e Komitetit Drejtues për Koordinim dhe Menaxhim në Sistemin për Menaxhim me Kriza, që presidenti Stevo Pendarovski të vendosë për pjesëmarrjen e një pjese të pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut me gjendjen e krizës.

Siç bëri të ditur pre shërbimi qeveritar, Pendarovski duhet të vendosë për llojin dhe numrin e forcave dhe kapaciteteve të njësive të Armatës, qëllim dhe detyra për të cilat kërkohen edhe kohëzgjatja e aktivitetit dhe angazhimit të njësive të Armatës.

Një ndër vendimet e seancës së 18 qeveritare është që Shtabi i Krizës pranë Qendrës për Menaxhim me Kriza menjëherë të fillojë me hartimin e planit veprues për parandalim dhe ballafaqim me gjendjen e krijuar në zonat e komunave, me rishikim të plotë të resurseve të disponueshme njerëzore dhe materialeve teknike dhe plan të veprimit koordinues në zonat e krizës.

Qeveria i angazhoi ministritë të Shëndetësisë, të Punëve të Jashtme, të Transportit dhe Lidhjeve, të Punëve të Jashtme, Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qendrën për Menaxhim me Kriza dhe Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim me të gjitha institucionet e tjera t’i vendosin në dispozicion të gjitha kapacitetet dhe resurset e disponueshme të cilat mund të vihen në funksion, si dhe të nominojnë anëtarë të Shtabit të Krizës pranë Qendrës për Menaxhim me Kriza.

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore – MALMED janë të angazhuara të kryejnë mbikëqyrje të koordinuara të jashtëzakonshme inspektuese të të gjithë operatorëve ekonomikë të cilët shesin pajisje për mbrojtje nga koronavirusi, konform masave, rekomandimeve dhe udhëzimeve të Qeverisë.

Ministria e Punëve të Brendshme duhet të caktojë një person i cili do të  jetë përgjegjës në rast të nevojës për intervenim gjatë kryerjes së këtyre mbikëqyrjeve të jashtëzakonshme inspektuese nga ana e inspektorateve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments