10.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeQeveria e pranoi propozimin për shpallje të gjendjes së krizës në një...

Qeveria e pranoi propozimin për shpallje të gjendjes së krizës në një pjesë të vendit si dhe mbylljen e vendkalimeve kufitare Xhepishtë – Trebishtë dhe Bllatë

rahas shpalljes së gjendjes së krizës në Dibër dhe Qendër Zhupë, do të mbyllen vendkalimi kufitar Xhepishtë – Trebishtë dhe vendkalimi kufitar Bllatë, si dhe Qendra e skijimit “Zare Llazarevski” në Mavrovë.

Këtë vendim e solli Qeveria në mbledhjen e sotme të 18-të në të cilën e shqyrtoi Procesverbalin nga Mbledhja e pestë e Komitetit menaxhues për koordinim dhe menaxhim në sistemin për Menaxhim me kriza, mbajtur më 13 mars 2020, lidhur me nevojën e ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve shtesë për preventivë nga përhapja e Koronavirusit Kovid-19.

Siç informoi shërbimi qeveritar për shtyp, në mbledhje është sjellë Vendimi për plotësim të Vendimit për masa për parandalim të futjes dhe përhapjes së Koronavirusit, përkatësisht banorët nga rajonet e komunave Dibër dhe Qendër Zhupë të cilët janë jashtë territorit të këtyre komunave, mund të kthehen në shtëpitë e tyre sot deri në orën 00:00 në mesnatë.

Qeveria e miratoi vendimin e Komitetit menaxhues për ndalesa dhe regjim të posaçëm të lëvizjes në një pjesë të territorit të RMV-së në rajonet e komunave Dibër dhe Qendër Zhupë, me të cilin rregullohet masa e ndalesës për lëvizje, përkatësisht hyrje dhe dalje nga rajonet e komunave Dibër dhe Qendër Zhupë, si dhe masa për vendosje të regjimit të posaçëm të lëvizjes së popullatës brenda këtyre rajoneve.

“Qeveria e miratoi procesverbalin nga Mbledhja e pestë e Komitetit menaxhues për koordinim dhe menaxhim në sistemin për Menaxhim me kriza, mbajtur më 13 mars 2020, përkatësisht e pranoi propozimin dhe solli Vendim për ekzistim të gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të RMV-së, për shkak të parandalimit të futjes dhe përhapjes së Koronavirusit Kovid-19”, ceket në kumtesën e Qeverisë.

Periudha për ekzistim të gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të RMV-së, për shkak të parandalimit të futjes dhe përhapjes së Koronavirusit Kovid-19, ndërkaq me qëllim të sigurimit të mbrojtjes së shëndetit të popullatës në rajonet e komunave Dibër dhe Qendër Zhupë, është më së shumti deri 30 ditë. .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments