Kristaq Rama ka bërë një falënderim për komunitetin mysliman në Shqipëri të cilët vendosën të anulonin faljen e namazit dhe çdo tubim tjetër në xhami.
Ai këtë falënderim e ka bërë pasi ka cituar së pari një fjalë nga Profeti Muhamed.
“KUR BIE EPIDEMIA AS MOS SHKO ATY KU KA RËNË AS MOS LËVIZ NËSE BIE ATY KU JE”, porosit Profeti Muhamet, paqja e Zotit qoftë mbi të, shkruan Rama.
Ai ka thënë se myslimanët meritojnë “respekt, respekt, respekt” për anulimin e tubimeve në xhami.
“Ky është jo vetëm vendimi i duhur në kohën e duhur, por edhe mesazhi më kuptimplotë që komuniteti mysliman mund t’i jepte mbarë popullit shqiptar.” – vijon më tej ai.
Më poshtë e keni një fotografi ekrani nga ky status.