3.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeQeveria e Kosovës merr vendim, ndërpritet mësimi, pezullohen linjat ajrore dhe disa...

Qeveria e Kosovës merr vendim, ndërpritet mësimi, pezullohen linjat ajrore dhe disa masa të tjera

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e shtatë ka marrë vendim që shkaku i gjendjes në gjithë botën sa i përket koronavirusit të ndërpritet mësimi deri në datën 27 mars.

Gjatë mbledhjes ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se pavarësisht se në Kosovë nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus  pas mbledhjes së Komitetit në ora 16:00 është rekomanduar që të merren masat paraprake për këtë sëmundje, raporton Indeksonline.

Të gjithë vendimet sa i përket masave mbrojtëse nga koronavirusi:

Ndërprerja e procesit edukativo-mësimor në të gjitha nivelet deri me datën 27 mars 2020

Të lirohet njëri prind nga puna, kjo nuk vlen për punëtorët shëndetësorë dhe ata të sigurisë

Pezullimi përkohshëm i linjave ajrore nga vendet me rrisk të madh dhe të mesëm

Kontrollimi i QKMF- nga të gjitha hyrje daljet e qytetarëve nga zonat epidemike dhe ndërmarrja e masave parandaluese

Karantimi i detyruar për të gjithë qytetarët që hynë nga vendet e rrezikshme nga kjo epidemi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments