2.7 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeVMRO promovoi 120 kandidatët për deputet

VMRO promovoi 120 kandidatët për deputet

VMRO-DPMNE-ja promovoi 120 kandidatët për deputet. Edhe pse nga partia e Hristijan Mickoskit kishin premtuar figura kryesisht të reja, në konventë u panë deputet të legjislaturës së kaluar dhe ish deputet të akuzuar nga PSP-ja. Mickoski në fjalimin e tij potencoi se “Koalicioni për ripërtëritjen e Maqedonisë” bashkë me 20 partnerët e koalicionit më 12 prill do t’i çojë në pension politikanët e korruptuar dhe inkriminuar.

Maqedonia meriton ripërtëritje. Ripërtëritje të vlerave të sistemit, çdo sferës në shoqëri, në çdo qytetet dhe fshat, ripërtëritje që sjell të mira për bujqit, tregtarët, burrat e gratë, të rinj e të rejat, të gjithë atyre që janë zgjuar dhe me kokën lart kërkojnë drejtësi dhe fitore të reja- deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-në.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments