3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGazetarët të padëshiruar në Gjykatën Kushtetuese, u dëbuan edhe sot nga takimi...

Gazetarët të padëshiruar në Gjykatën Kushtetuese, u dëbuan edhe sot nga takimi me ambasadorin holandez

Gjykata kushtetuese i thirr mediat për të ndjekur takimet protokollare, por nuk dëshiron t’i  pranojë në ndërtesë.

“Gjatë hyrjes në Gjykatën Kushtetuese gazetarët u penguan që të hyjnë në gjykatë. Pse është kështu, nuk morëm përgjigje”, Jovica Paunovski, gazetar – TV21.

Takimi mes ambasadorit holandez, Dirk Jan Kop dhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati, kaloi në fshehtësi.

Kjo nuk është hera e parë. Edhe në takimin e kryetarit të kësaj gjykate, Murati me ambasadorin e BE, Samuel Zhbogar, mediat u dëbuan nga ndërtesa e Gjykatës Kushtetuese kur temperaturat ishin nën zero.

Atëherë reagoi edhe Shoqata e gazetarëve prej ku e dënuan sjelljen e të punësuarve në Gjykatën kushtetuese ndaj gazetarëve.

“Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë e dënon sjelljen e të punësuarve në Gjykatën Kushtetuese, të cilët në mënyrë të palejueshme dhe joevropiane i trajtojnë ekipet e gazetarëve. Ky incident është i palejueshëm kur dihet se pikërisht Gjykata Kushtetuese duhet të jetë mbrojtësi kryesor i lirisë së të shprehurit. I bëjmë thirrje Gjykatës që në të ardhmen të sigurojë kushte dinjitoze për punë për gazetarët dhe të mos japë shembull negativ në shoqëri për sjelljen  institucion – gazetarë”, thonë nga SHGM-ja.

Ndryshe Gjykata Kushtetuese është institucion publik i paguar nga qytetarët. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments