Kryeministri Hristijan Mickoski tha se nuk pret asgjë të veçantë nga takimi i mundshëm mes ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, dhe homologes së tij bullgare, Velislava Petrova.
Takimi pritet të zhvillohet të enjten në Sofje, në kuadër të konferencës për Korridorin 8, por Bullgaria ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht.
“Duke pasur parasysh sjelljen e Sofjes zyrtare, nuk pres konfirmim, nuk pres asgjë. Pres vetëm një lloj dialogu ‘pull aside’, siç e quajmë ne, një takim kalimthi dhe kaq”, tha Mickoski.
Sipas tij, atmosfera para takimit mbetet e ftohtë dhe pritshmëritë janë minimale.
