BallinaLajmeMiratohen ndryshimet për pushimet mjekësore në Maqedoni, ja çfarë parashohin!

Miratohen ndryshimet për pushimet mjekësore në Maqedoni, ja çfarë parashohin!

Bordi Drejtues i Fondit për Sigurim Shëndetësor miratoi ndryshimet në rregulloren për kriteret për përcaktimin e pushimit mjekësor. Nga Fondi sqarojnë se nuk shkurtohet e drejta për pushim mjekësor, as kohëzgjatja e tij kur ekziston nevojë mjekësore. Nga atje thonë se ndryshimi nga shtatë në pesë ditë nuk do të thotë se pushimi mjekësor përfundon në ditën e pestë. Bëhet fjalë për periudhën pas së cilës, nëse gjendja shëndetësore kërkon vazhdimin e pushimit mjekësor, zbatohen kriteret mjekësore të parashikuara për diagnozën konkrete.

Kufiri kyç prej 15 ditësh, në kompetencë të mjekut amë, mbetet i pandryshuar. Me ndryshimet lehtësohen procedurat administrative, ndërsa zgjerohen edhe mundësitë për përcaktimin elektronik dhe retroaktiv të pushimit mjekësor. Nga FSSH-ja thonë se zgjidhjet e reja janë rezultat i një analize profesionale disamuajshe të kritereve ekzistuese.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments