BallinaLajmeMinistri Agon Ferati-ambasadori italian Paolo Palminteri në takim pune: Bashkëpunim më i...

Ministri Agon Ferati-ambasadori italian Paolo Palminteri në takim pune: Bashkëpunim më i thellë mes dy vendeve në fondet e BE-së, ekonomi dhe arsim .

Ministri Agon Ferati zhvilloi takim me Ambasadorin e Italisë në vend, Paolo Palminteri, ku u diskutua për ristrukturimin e ministrisë dhe forcimin e kapaciteteve institucionale, me fokus në formimin e sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar dhe fondet e BE-së. Në këtë drejtim, Ambasadori konfirmoi gatishmërinë e Italisë për të mbështetur trajnimin e stafit administrativ për menaxhimin dhe shfrytëzimin e fondeve evropiane.

Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin arsimor dhe ekonomik, përfshirë shkëmbimin e studentëve në programe të ndryshme, si dhe mundësitë për shfrytëzimin e përvojave italiane në fusha të ndryshme të zhvillimit ekonomik, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Rruga e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian u theksua si një nga prioritetet kryesore, ndërsa u vlerësua rëndësia e përkrahjes dhe përvojës së Italisë në këtë proces. Të dyja palët shprehën gatishmëri për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit institucional, ekonomik, arsimor dhe evropian. përcjell Zhurnal.mk .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments