Të dielën, më 27 shtator, shqiptarë nga diaspora pritet të mblidhen në disa qytete të Evropës në kuadër të protestave në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kundër vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.Ka përfunduar protesta në Shkup në përkrahje të krerëve te UÇK-së të dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë.
Protesta ku morën pjesë shumë qytetarë të Shkupit u mbyll e qetë.
Kurse kryetari i Këshillit Organizativ të protestës, Rafiz Haliti paralajmëroi protesta të reja në Maqedoninë e Veriut,
‘Do të organizojmë protesta edhe në qytete tjera ku jetojnë shqiptarë’, tha Haliti.
Në këtë protestë u mbajtën edhe shumë fjalime tjera, mes të cilëve edhe nga Arben Mustafa dhe Teuta Bekteshi.Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nga protesta për çlirimtarët në Shkup, deklaroi se populli nuk mund t’i dënoj çlirimtarët e vet.
Ahmeti tha se këto aktivitetet do të vazhdojnë në tërë Kosovën por edhe në tërë hapësirat ku jetojnë shqiptarët në Maqedoni.
“Sot në Sheshin Skënderbeu është vetëm fillimi dhe shqiptarët në Maqedoni, krahas shqiptarëtve të Kosovës do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre, revoltën e tyre se në emër të popullit shqiptarë nuk mund të dënohen çlirimtarët”, deklaroi Ahmeti
Ai tha se kjo çështje nuk është dashur të filloj fare me aktin e, siç e cilësoi ai, të turpshëm të Dik Martit.
“Për të njollosur tërë popullin shqiptar, dhe përderisa kemi ardhur këtu, sigurisht që duhet një aktivitet dhe punë e palodhur e institucioneve të Kosovës edhe të Shqipërisë në aktivitete të forta diplomatike për të sqaruar, shpjeguar tërë situatën para kancelarive të Evropës si financuese të kësaj Gjykata Speciale dhe shpalljen e tyre si të pafajshëm”, tha Ahmeti.
