BallinaLajmeBotaTrump në OKB: Falënderoj Shqipërinë dhe Kosovën, kontribuuan ushtarakisht në zgjidhjen e...

Trump në OKB: Falënderoj Shqipërinë dhe Kosovën, kontribuuan ushtarakisht në zgjidhjen e tetë konflikteve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka falënderuar vendet që kanë dhënë mbështetje ushtarake në zgjidhjen e konflikteve në botë.

Veç të tjerave, Trump falënderoi edhe Shqipërinë dhe Kosovën, të cilat, sipas tij, kanë kontribuuar ushtarakisht dhe kanë qëndruar krah SHBA-ve në zgjidhjen e tetë konflikteve globale.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka falënderuar në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së trupat amerikane dhe vendet që kanë ofruar mbështetje ushtarake.“Dua të falënderoj trupat tanë dhe vende si Indonezia, Shqipëria, Kosova dhe Uzbekistani, që kanë dërguar dhe kanë ofruar mbështetje ushtarake. Unë kam zgjidhur 8 luftëra. Ka qenë një nder i madh që kam zgjidhur këto konflikte. Arsyeja pse i bëra këto zgjidhje konfliktesh është sepse kam raporte speciale me të gjitha vendet. Kamboxhia dhe Tajlanda, Kosova dhe Serbia, Republika e Kongos dhe Ruanda, Pakistani me Indinë dhe Armenia me Azerbajxhanin, dhe kemi liruar pengje”, tha Trump.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments