BallinaOpinionFurkan Saliu /Me urdhër të VMRO-DPMNE-së! BDI dhe VLEN,me kandidatë për...

Furkan Saliu /Me urdhër të VMRO-DPMNE-së! BDI dhe VLEN,me kandidatë për kryetarë në komunën e Bërvenicës

Sapo u shpallën zgjedhjet e parakohshme lokale për #Bërvenicën, u hodh një ide: një kandidat apartiak, të përkrahej nga të gjitha partitë shqiptare.

Kandidati ishte i fortë, ndërsa sipas prognozave, fitorja do të ishte shumë afër.

Por sapo kjo ide u shtrua në tavolinë, vrapoi #BDI-ja dhe nxori kandidatin e vet. Sot, të njëjtën gjë e bëri edhe #VLEN-i.

A e dini pse?

Me urdhër të VMRO-DPMNE-së!

Nuk ka më garë politike në kampin shqiptar. Nuk ka garë idesh, projektesh apo pune. Ka vetëm një garë: kush do të afrohet më shumë me Mickoskin.

Besoni, në zgjedhjet e ardhshme, partia me rritjen më të madhe te shqiptarët do të jetë VMRO-DPMNE-ja.

Turp në çfarë gjendjeje na keni sjellë!

Nuk e kemi lutur as Titon, as Milloshin. Edhe kur nuk e kemi ditur çfarë është Parlamenti, ka ekzistuar njëfarë krenarie që është ruajtur brez pas brezi — prej odave, deri në fusha e livadhe.

Mund të kemi qenë të varfër. Mund të kemi qenë pa pushtet. Mund të kemi qenë pa zë në institucucionet ku merreshin vendimet.

Por një gjë e kemi ruajtur: krenarinë.

Sot?

Sot, krejt është çështje çmimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments