BallinaLajmeMickoski tha se kishte një “lajm të keq”: Festimet për 35-vjetorin e...

Mickoski tha se kishte një “lajm të keq”: Festimet për 35-vjetorin e Pavarësisë i kushtuan buxhetit zero denarë

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Mickoski theksoi se gjatë periudhës së kaluar Maqedonia pati një “verë historike”, me performanca të emrave të njohur botërorë të muzikës në disa qytete. Ai tha se i gjithë organizimi ishte financuar nga kompani shoqërisht të përgjegjshme, por nuk tregoi se për cilat kompani bëhet fjalë.

Kryeministri Hristijan Mickoski hodhi poshtë të gjitha kritikat dhe spekulimet lidhur me shpenzimet për aktivitetet me rastin e 35-vjetorit të Pavarësisë, duke deklaruar se organizimi i të gjitha ngjarjeve muzikore në vend u kushtoi qytetarëve dhe buxhetit shtetëror saktësisht zero denarë.

Mickoski tha se të gjithë të interesuarit mund ta kontrollojnë platformën “Financa të Hapura”, ku, sipas tij, do të bindeshin se për këto aktivitete nuk janë shpenzuar para të qytetarëve.

Vera filloi me performancën e Steve Aoki-t në Manastir më 2 gusht, vazhdoi me karvanin “Silno svetnal den” në 13 qytete, performancat e Paul Oakenfold dhe Paul van Dyk, si dhe spektakle rock në Strumicë. Në Shkup u mbajt edhe koncerti i José Carreras, së bashku me yjet maqedonas. Aktivitetet kulmuan me koncertin e David Guettës në stadiumin e qytetit, para rreth 50 mijë vizitorëve.

Kryeministri tha se ky është një “lajm i keq” për ata që, sipas tij, kanë spekuluar, shpifur dhe kanë shpërndarë informacione të rreme.

“Më vjen keq që te disa individë funksionon Frojdi, që mendojnë se si do të vepronin ata dhe se edhe dikush tjetër vepron në të njëjtën mënyrë. Por kjo është një qeveri që kujdeset për paratë, kjo është një qeveri promakedonase, e cila kujdeset për qytetarët dhe çdo denar i mjeteve buxhetore shpenzohet në mënyrë transparente”,

shtoi Mickoski.

Sipas tij, me të gjitha këto aktivitete shteti tregoi se di dhe mund të organizojë diçka të nivelit botëror, por që ajo të zhvillohet në Maqedoni.

Deklarata e Mickoskit vjen pas debatit të ditëve të fundit në opinion lidhur me sa është paguar për performancën e David Guettës në stadiumin “Todор Proeski”.

Të hënën, pronari i “Avalon Production”, organizatori i aktiviteteve muzikore që zgjatën disa javë, u pyet pse deri tani nuk është publikuar shuma e kontratës dhe nëse kontrata përmban ndonjë klauzolë që e ndalon publikimin e saj.

Pronari i “Avalon”-it iu përgjigj fillimisht me dy pyetje kundërpërgjigje:

“A të dukem unë si idiot? Unë thashë se për çfarë është konferenca për shtyp. A keni pyetje në kontekst të konferencës?”

Pasi gazetarja tha se pikërisht kjo ishte pyetja e saj, Milosheski vazhdoi duke thënë se konferenca ishte në funksion të sigurisë dhe organizimit të koncertit të David Guettës, ndërsa për çështjen që interesonte gazetaren duhej të përgjigjej Qeveria.

Ndërkohë, më 27 maj të këtij viti, duke iu përgjigjur pyetjes se sa ishte konstrukti financiar i gjithë festimit dhe si ishte zgjedhur “Avalon” si partner, zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, deklaroi se Qeveria nuk kishte asgjë për të fshehur lidhur me organizimin dhe se gjithçka do të publikohej pasi të përfundonin njoftimet për të gjitha aktivitetet.

“Transparenca jonë, siç ka qenë deri tani, do të jetë edhe nga tani e tutje dhe besoni se si qeveri do ta informojmë në mënyrë konsekuente opinionin për të gjitha detajet. Siç njoftoi edhe organizatori në konferencën e parë për shtyp, ekzistojnë disa klauzola kontraktuale për të cilat aktualisht nuk kemi mundësi të flasim, por na jepni kohë t’i publikojmë të gjitha aktivitetet dhe menjëherë do ta informojmë opinionin për të gjitha detajet”,

tha atëherë Miteva.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments