Është e papërgjegjshme që partitë politike të përhapin informacione të paverifikuara dhe të pasakta për procesin arsimor dhe në këtë mënyrë të krijojnë shqetësim të panevojshëm te nxënësit dhe prindërit.
Gjimnazi „Kiril Pejçinoviq“, përmes një komunikate, i demanton qartë pretendimet e paraqitura nga partia Levica.
Regjistrimet elektronike janë realizuar pa probleme, ndërsa në afatin e gushtit nuk ka pasur nxënës të paraqitur për mësim në gjuhën maqedonase, prandaj nuk janë publikuar as listat për këto paralele.
Përveç kësaj, shkolla informon se ueb-faqja e saj ishte hakuar, por problemi është tejkaluar me sukses dhe faqja përsëri funksionon.
Si plotësisht të pavërteta hidhen poshtë edhe pretendimet se 50 nxënës do të zhvillojnë mësim në një klasë.
Në vend të manipulimeve politike dhe grumbullimit të pikëve të përditshme politike në kurriz të nxënësve, publiku meriton fakte dhe përgjegjësi. Arsimi nuk duhet të jetë viktimë e konstrukteve partiake dhe dezinformatave.
Mbështetje për stafin mësimor dhe drejtuesit e shkollës, të cilët me përkushtim punojnë për kushte më të mira dhe arsim cilësor për të gjithë nxënësit.
Më së miri do të ishte që Levica të tërhiqet nga synimi për t’i shkaktuar dëm gjimnazit të Tetovës, i cili me investimet e reja e ka rikthyer shkëlqimin që e meriton.
