www.telegrami.mk
Analizë politike
Mickoski: Kryetari i Gostivarit dhe gjithë të tjerët kanë përgjegjësi morale, hetimi do ta vërtetojë përgjegjësinë ligjore
Kur politika bëhet pazar: Bërvenica si monedhë shkëmbimi për Gostivarin?
Këmbëngulja e Mickoskit për përgjegjësi morale të kryetarit të Gostivarit Valdet Limanit,sikur nuk lidhet me krahasimet edhe me dorëheqjen e Kryetarit të Koçanit..Kryetari i mëparshëm i bashkisë së Koçanit, Ljupço Papazov nga VMRO-DPMNE, dha dorëheqjen pas zjarrit në diskotekën Pulse dhe është ndër të pandehurit në këtë rast tragjik…Në Gostivar për fatin në fatkeqësi nuk pati viktima…Po përgjegjësi morale dhe ligjore duhet patjetër të ketë … Në politikë rrallëherë rastësitë janë krejtësisht rastësi. Kur një partner koalicioni vihet nën presion në një komunë dhe paralelisht hapen dilema për kandidaturat në një komunë tjetër, lind pyetja nëse po zhvillohen pazare politike. A po përdoret presioni nga VMRO ndaj VLEN-it në Gostivar për zgjedhje të parakohëshme për të fituar lëshime në Bërvenicë? Derisa nuk ka prova publike, kjo mbetet një hipotezë politike, por koha dhe vendimet e partive do të tregojnë nëse bëhet fjalë për një koincidencë apo për negociata të heshtura.
Logjika e krahasimit do të ishte kjo:
Në anën tjetër, nëse në prapaskenë do të ekzistonte një kërkesë që VLEN të mos insistojë në kandidatin e vet në Bërvenicë, atëherë dikush mund ta interpretojë këtë si një lloj kompensimi politik: “Lëshoni Bërvenicën dhe ne do të jemi më fleksibilë për Gostivarin.”
Në njërën anë, Mickoski deklaron se kryetari i Gostivarit dhe të tjerët mbajnë përgjegjësi morale, ndërsa hetimi do të përcaktojë përgjegjësinë ligjore. Kjo e vendos VLEN-in në një pozitë të vështirë politike në Gostivar….ndaj Bërvenicës …www.telegrami.mk
