Nuk kam çfarë të shtoj më shumë nga ajo që thanë kryetari i komunës, zëvendëskryeministri dhe ministër i transportit.
Është mirë kur punohet, është mirë kur përfundojnë projekte, është mirë kur nisin projekte. Ne thamë se, përmes politikës për mbështetje të komunave dhe rialokimit të mjeteve nga buxheti qendror drejt komunave, aktualisht janë përfunduar, janë në fazë realizimi, janë drejt përfundimit ose kanë nisur rreth 1.200 projekte, diçka që deri më tani nuk ka ndodhur.
Kur kësaj t’i shtohen edhe të gjitha investimet e tjera kapitale, arrijmë në një mënyrë vërtet mbresëlënëse të udhëheqjes dhe realizimit të investimeve kapitale.
Unë vetëm mund ta shfrytëzoj këtë rast për ta përgëzuar kryetarin e komunës për punën që po bën këtu në Komunën e Debërcës, t’i falënderoj këshilltarët e komunës që e mbështesin punën e kryetarit, administratën, natyrisht, pa të cilën kjo do të ishte e pamundur, deputetët që vijnë nga ky rajon dhe që angazhohen për më shumë projekte, si dhe t’i falënderoj kolegët nga Qeveria, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Transportit për punën e përkushtuar në fushën e infrastrukturës.
Pres që, kur të gjitha këto projekte të marrin konturën e tyre përfundimtare dhe ta marrin formën siç presim, atëherë cilësia e jetës dhe vlera e shtuar për jetën e të gjithë qytetarëve do të përmirësohen në mënyrë të ndjeshme.
