BallinaLajmeLSDM akuzon: Gjyqësori i drejtuar nga Mickoski liron Gruevskin dhe i rikthen...

LSDM akuzon: Gjyqësori i drejtuar nga Mickoski liron Gruevskin dhe i rikthen pronat OBRM-PDUKM-së

Sipas LSDM-së, sistemi i drejtësisë, i cili ndodhet nën ndikimin e Hristijan Mickoskit, ka nxjerrë të pafajshëm Nikolla Gruevskin dhe ka shkrirë masën mbi pasuritë e OBRM-PDUKM-së.

Nga ky subjekt politik pohuan se opinioni publik është dëshmitar i momentit kur gjykata dhe prokuroria, të manipuluara nga Mickoski, heqin përgjegjësinë nga Gruevski në aferën “Talir 2” dhe njëkohësisht lirojnë pronat me origjinë kriminale të partisë.Pas një periudhe tetëvjeçare, objekti i njohur si “Pallati i Bardhë”, me një vlerë prej 14 milionë eurosh, së bashku me pjesën tjetër të pasurive të grupit politik që kapin shifrën 2 milionë euro, u janë rikthyer radhëve të OBRM-PDUKM-së.

LSDM theksoi se kjo është fytyra e një qeverisjeje ku një strukturë kriminale mbron interesat e saj dhe shpëton njerëzit e vet nga ballafaqimi me ligjin, duke e lënë drejtësinë të pazbatuar.

Duke iu referuar rastit konkret, ata rikujtuan se Gruevski mban statusin e një të dënuari që duhej të vuante dënimin në Idrizovë, por jo vetëm që po qëndron i lirë, por Mickoski as nuk po ndërmerr hapa për ekstradimin e tij. Sipas tyre, dokumentacioni përkatës ka kaluar muaj të tërë duke udhëtuar nga njëri institucion tek tjetri pa u nisur asnjëherë drejt destinacionit, në mënyrë krejtësisht të qëllimshme.

Ata shtuan se me këtë veprim, Mickoski po e lejon që mentori i tij politik t’i ikë përgjegjësisë për skandalin “Talir 2”, duke e cilësuar këtë si një mbrojtje të ndërgjegjshme ndaj figurës më të madhe të krimit dhe korrupsionit në Maqedoni.

Në fund, LSDM deklaroi se Gruevski, personi që u arratis në Hungari, tani vijon të shijojë jetën, pa dhënë llogari para autoriteteve, vetëm falë qëndrimit të Hristijan Mickoskit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments