BallinaLajmeMickoski për inflacioni mujor ka deklaratë politike dhe jo një fakt të...

Mickoski për inflacioni mujor ka deklaratë politike dhe jo një fakt të provuar me regjionin

www.telegrami.mk

Bazuar në të dhënat zyrtare, deklarata e Mickoskit se Inflacioni vjetor në Maqedoninë e Veriut për qershor 2026 është 3.4%, ndërsa inflacioni i ushqimeve është 2.5%. Këto shifra përputhen me publikimin e Entit Shtetëror të Statistikavetë Maedonisë së Veriut jo ndonjë matësi evropian

Megjithatë, pretendimi se Maqedonia ka “inflacionin më të ulët në rajon” varet nga cilat shtete përfshihen në rajon dhe nga të dhënat e muajit për secilin vend. Pa një krahasim zyrtar me Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Malin e Zi, Bosnjën dhe Bullgarinë për të njëjtin muaj, kjo mbetet një deklaratë politike dhe jo një fakt i provuar.

Ndërsa për pretendimet e mëhershme të Mickoskit për “ekonominë e tretë” apo “më të shpejtën në Evropë”, ato janë kundërshtuar nga projeksionet e institucioneve ndërkombëtare. Parashikimet e FMN-së dhe Bankës Botërore e rendisin Maqedoninë e Veriut në vendin e 8 dhe JO ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë, ndërsa Kosova dhe Shqipëria në disa projeksione kanë pasur ritme më të larta të rritjes ekonomike se sa RMV bile edhe SERBIA.

Mickoski vazhdon të zgjedhë vetëm statistikat që i shërbejnë propagandës së tij. Edhe nëse inflacioni për një muaj rezulton më i ulët, kjo nuk do të thotë se qytetarët jetojnë më mirë. Fuqia blerëse, pagat, investimet dhe ritmi i rritjes ekonomike janë treguesit që matin standardin e jetesës. Pikërisht aty qeveria ka bërë premtime shumë më të mëdha se rezultatet. Mjafton të kujtojmë se pak muaj më parë na premtohej se Maqedonia do të ishte ndër ekonomitë më të suksesshme në Evropë, ndërsa projeksionet e FMN-së dhe Bankës Botërore tregojnë një realitet shumë më modest. Qytetarët nuk jetojnë me konferenca për shtyp, por me çmimet që paguajnë çdo ditë dhe me pagën që marrin në fund të muajit.

www.telegrami.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments