BallinaLajmePropaganda iraniane kundër zhvillimit të Zvërnecit, në shënjestër familja Trump: Shqipëria e...

Propaganda iraniane kundër zhvillimit të Zvërnecit, në shënjestër familja Trump: Shqipëria e shqiptarëve, nxirrini jashtë miliarderët hebrenj

Një faqe iraniane në platformën facebook, po përhap një propagandë online kundër ndërtimeve në Zvërnec duke iu referuar investitorëve, dy vëllezërve Alkhayatt nga Katari si dhe sipërmarrësit në këtë projekt Jared Kushner, dhëndri i presidentit të SHBA-së Donald Trump.Me emrin ‘Ushtria e Iranit’, ky profil ka publikuar foto nga protestat me mbishkrimin “Shqipëria nuk është në shitje. Nxirrini jashtë nga Tirana ata miliarderë hebrenj”.“Shqipëria është vetëm për shqiptarët” shkruhet në një tjetër postim, ku shënjestër e ‘propagandës është familja Trump’, Ivanka dhe bashkëshorti i saj.“Mijëra qytetarë shqiptarë u mblodhën në sheshin kryesor të Tiranës të mërkurën për të protestuar kundër një resorti të planifikuar në një zonë të mbrojtur të Zvërnecit, në jug të Shqipërisë, i lidhur me dhëndrin miliarder të Trump.Protestat që filluan të dielën në Zvërnec u intensifikuan në Tiranë në ditët në vijim. Nën sloganin “Shqipëria nuk është në shitje”, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe anulimin e projektit. Albani është vetëm për shqiptarët”, thuhet në postim.Propaganda shkon deri aty sa e paralelizon realitetin në Shqipëri me Palestinën. Kjo për shkak se Donald Trump ka marrë përsipër rindërtimin e Rripit të Gazës përmes Bordit të Paqes, zonë e shkatërruar nga lufta mes Izraelit dhe grupit terrorist Hezbollahu, i financuar nga Irani.

“SHQIPËRI NUK ËSHTË PËR SHITJE! KËSHTU FILLOI NË PALESTINË”

Debati për Zvërnecin ka ‘rënë pre’ dhe e propagandës ruse dhe greke ku thuhet se Zvërneci e Sazani i është shitur izraelitëve apo se këto zona janë tokë greke.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments