Bilall Kasami dhe shumica VMRO-BLEN po tentojnë që sot në Këshillin Komunal të kalojnë një pikë për vendosjen e 27 kiosqeve të reja në hapësira publike të Tetovës, pa dhënë asnjë sqarim serioz për qytetarët dhe opinionin.
Në dokumentin e propozuar jepen vetëm lokacionet dhe koordinatat teknike, por mungojnë përgjigjet kryesore:
Për çfarë qëllimi vendosen këto kiosqe?
Kush do t’i shfrytëzojë ato?
A do të ketë thirrje publike dhe procedurë transparente?
Sa do të paguhet për secilën kioskë?
Për sa kohë jepen në shfrytëzim?
Çfarë përfitimi konkret ka qytetari dhe interesi publik?
Kur prona publike ndahet pa transparencë, pa kritere të qarta dhe pa arsyetim publik, atëherë lind dyshimi i arsyeshëm se nuk bëhet fjalë për planifikim urban, por për një operacion të mbyllur për rehati politike dhe favorizim të njerëzve të afërt me pushtetin.
Tetova nuk ka nevojë për vendime të fshehta dhe pazare mbi hapësirën publike. Tetova ka nevojë për transparencë, rend urban, hapësira të lira për qytetarët dhe qeverisje që jep llogari.
Kërkojmë që kjo pikë të tërhiqet menjëherë nga rendi i ditës derisa Komuna të publikojë dokumentacionin e plotë: arsyetimin, kriteret, çmimet, afatet, procedurën e ndarjes dhe listën e plotë të kushteve për shfrytëzim.
BDI – Dega Tetovë në asnjë mënyrë nuk është kundër zhvillimit ekonomik të qytetit, por kërkojmë trasnaprencë të plotë në sjelljen e vendimeve që prekin interesin publik dhe pronën e tetovarëve.
