BallinaLajmeProtestë në Shkup: Studentët kërkojnë zbatimin e gjuhës shqipe nga institucionet, provimi...

Protestë në Shkup: Studentët kërkojnë zbatimin e gjuhës shqipe nga institucionet, provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në shqip (VIDEO)

Studentët shqiptarë kanë filluar marshin protestues në Shkup nga Ura e Gurit drejt Ministrisë së Drejtësisë, kërkesa e tyre është që institucionet shtetërore ta zbatojnë Ligjin e gjuhëve dhe tu mundësojnë që provimin e jurisprudencës të mund ta japin edhe në shqip përveç maqedonishtes, shkruan Portalb.mk.

Me pankarta “Ligj në letër, diskriminim në praktikë”, “Gjykata politike e Maqedonisë së Veriut”, “Respekto Ligjin për Gjuhët”, “Gjykata destabilizuese”, “Politika ka korruptuar Gjykatën Kushtetuese“, “Përgjegjësi” dhe “Ligji për gjuhët është i qartë”, studentët kërkojnë që institucionet të respektojnë zbatimin e gjuhës shqipe dhe që ligji të mos mbetet thjeshtë në letër, por i njëjti të zbatohet.Pavarësisht protestave të studentëve shqiptarë dhe premtimeve të përsëritura nga pushteti, çështja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe vazhdon të mbetet pa zgjidhje konkrete institucionale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments