BallinaLajmeNuk kaloi propozim ligji që ministrat të kenë vetëm shtetësi të Maqedonisë

Nuk kaloi propozim ligji që ministrat të kenë vetëm shtetësi të Maqedonisë

Deputetët e shumicës nuk e mbështetën propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Qeverinë me procedurë të shkurtuar, me të cilin parashihej që anëtarët e Qeverisë të kenë ekskluzivisht vetëm shtetësi të Maqedonisë së Veriut.Për propozimin e LSDM-së votuan 20 deputetë të opozitës.

Nga LSDM pas votimit deklaruan se “edhe një herë u konfirmua se VMRO është parti plot funksionarë me pasaporta bullgare”.“Refuzuan të pranojnë propozim-ligjin e LSDM-së që ministrat, zëvendëskryeministrat dhe anëtarët e Qeverisë të mos mund të kenë shtetësi të dyfishta”, thuhet në reagimin e partisë.

“Ne kemi Qeveri plot funksionarë, ministra, të gjithë me pasaporta dhe shtetësi bullgare”, theksoi LSDM.Partia akuzoi se funksionarë të VMRO-DPMNE-së, ndërkohë që bllokojnë rrugën evropiane të Maqedonisë dhe krijojnë tensione me Bullgarinë, posedojnë pasaporta bullgare.

Zgjidhjen ligjore e sqaroi më herët koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski, i cili tha se ndryshimet janë propozuar me procedurë të shkurtuar dhe lidhen me iniciativat për ndryshimet e Ligjit për deputetët.“Duke pasur parasysh se një kusht i tillë ekziston edhe në Ligjin për deputetët, pra deputetët në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut mund të jenë vetëm shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, atëherë, në përputhje me këtë, duhet të kemi një zgjidhje ligjore me të cilën praktikisht do të kufizojmë që vetëm shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të mund të zgjidhen si anëtarë të Qeverisë”, deklaroi Spasovski.

Ai shtoi se qytetarët presin që funksionet më të larta shtetërore t’i ushtrojnë persona që kanë vetëm shtetësi maqedonase.

“Shikoni se një pjesë e mirë e qytetarëve mendojnë se sjellja e një zgjidhjeje të tillë ligjore do të ishte e drejtë në këtë moment, që anëtarët e Qeverisë, ata që zotohen se do t’u shërbejnë qytetarëve, të jenë ekskluzivisht shtetas të shtetit të cilit i shërbejnë”, tha Spasovski.

Ai gjithashtu theksoi se në opinion tashmë janë hapur pyetje për shtetësi të huaja te disa anëtarëve të Qeverisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments