BallinaLajmeKaos në Këshillin e Tetovës: Akuza për shitje të pronës publike për...

Kaos në Këshillin e Tetovës: Akuza për shitje të pronës publike për 1 euro metër katrorin, cilat parcela planifikohen të shiten?

Plotësimi dhe ndryshimi i Programit për menaxhimin me tokën ndërtimore në Komunën e Tetovës ka nxitur debat dhe protestë brenda sallës së Këshillit Komunal. Opozita akuzon se komuna do të shesë disa parcela me çmim prej 1 euro metër katror, ndërsa nga komuna thonë se kjo nuk do të ndodhë, këshilltari i Më Mirë për Tetovën i tregoi se cilat parcela janë në plan për tu shitur, raporton Portalb.mk.

BDI: Skandaloze, protestuam për ndalimin e shitjes së pronës publike.

Këshilltarët opozitarë nga BDI-ja protestuan dhe dolën me pankarta në sallë, pasi siç thonë, Komuna e Tetovës do të shesë toka publike me çmim prej 1 euro metër katrorin.“Protestuam për ndalimin e shitjes së pronës publike të Komunës së Tetovës, mirëpo VLEN-i votoi për shitjen e pronës publike në vlerë prej 1 euro, shembull për Saraqinën 38 mijë euro një sipërfaqe prej 38 mijë euro katror, është skandaloze. Do të vërejmë se ajo pronë veç më është shitur, i ngelet kohës që ta vërtetojë. Ishim kundër prej fillimit, kërkuam që kjo pikë të largohet dhe e njëjta të mos votohet por ata nuk na përfillën”, tha këshilltari Berat Murati nga BDI.


MMPT: Këto janë tokat që Komuna e Tetovës do t’i shesë

Këshilltari i pavarur i Më Mirë për Tetovën, Agron Arifi tha se kjo është program për menaxhim me tokën ndërtimore, ku komuna e ka obligim programin vjetore ta bëjë të cilën mund ta ndryshojë, të shtojë pika ose të tërheqë.

“Kjo nuk domethënë se komuna do t’i shesë tokat. Mirëpo qytetarët duhet ta dinë se cilat parcela janë në programin për shitje. Shiten dy parcela te EVN-ja (680 metër katrorë për 44 mijë euro), parkingu te VERO (1825 metër katorë për 95 mijë euro), tokë te qendra sportive, parcelë pas One Hospital (1897 metër katrorë për 123 mijë euro), tokë në Saraqinë (38 mijë metër katrorë për 37 mijë euro), tokë afër lumit Shkumbin (751 metër katrorë për 48 mijë euro), 14 parcela në Reçicë të Vogël (4271 metër katror për 4200 euro)”, tha Arifi.

VLEN: S’do të ketë shitje me 1 euro metër katrori

Nga ana tjetër, këshilltari komunal nga VLEN – Albi Qamili thotë se nuk do të ketë shitje të tokës me çmim prej 1 euro metër katrori.

“Është qesharake dhe e habitshme kur këshilltarët e një partie që ka shitur gjysmën e qytetit me çmim se si u ka konvenuar oligarkëve të tyre po akuzojnë se ne po shesim parcela dhe toka me një euro metër katror, kur vetë çmimorja dhe rregullorja e çmimit është sjellë kur vetë ata kanë qenë në qeveri, ky ligj është miratuar në vitin 2026. Është thjesht miratim i një programi, procedura e mëtejshme do të jetë transparente. Nëse ne nuk do shesim parcelë me 1 euro metër katror të dalin dhe të kërkojnë falje publike, garantoj se kjo nuk do të ndodhë. Propozova që të formohet komision i cili do të mbikëqyrë punën e të gjitha ankandeve publike, propaganda e tyre nuk mban”, tha Qamili.

Kujtojmë se vitibn e kaluar opinioni mësoi se Komuna e Tetovës në mënyrë jotransparente e ka lejuar shitjen e tokës shtetërore te ish-Monopolli prej 6,817 metër katrorë për 70 denarë metër katrori, dhe se aty do të ndërtohen ndërtesa. 

Hulumtimi i Portalb-it tregoi se e gjithë kjo procedurë pati filluar në vitin 2019 kur në krye në komunës ka qenë Teuta Arifi. 

Ky bllok edhe pse ishte i paraparë si zonë industriale, Këshilli Komunal i përbërjes 2021/25 i Tetovës, shumicën e të cilit e përbënin Lëvizja Besa dhe VMRO-DPMNE, në nëntor 2024 e kthyen në zonë banimi, me çka u dha drita e gjelbër që në këtë zonë mund të ndërtohet.mPra, ka qenë në dorën e udhëheqësisë aktuale të Komunës së Tetovës që të vendosë nëse tek ish-Monopolli do të ndërtohen banesa ose jo.

Kryetari i komunës Bilall Kasami nuk është treguar tërësisht i sinqertë kur thotë se gjithçka është ‘gatuar’ më herët. Ai gjithashtu ka pasur mundësi të pezullojë Planin Detal Urbanistik e përgatitur në kohën e Teuta Arifit ose të privatizojë tokën shtetërore pas ri-destinimit në zonë për banim kolektiv.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments